Pakult spiunoi Vllaznine

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Pakult spiunoi Vllaznine

Mesazh nga Haris prej Sun Jul 12, 2009 10:01 pm

vllaznia-tifozet.jpghttp://www.top-channel.tv/foto/lajme/vllaznia-tifozet.jpghttp://www.top-channel.tv/foto/lajme/vllaznia-tifozet.jpghttp://www.top-channel.tv/foto/lajme/vllaznia-tifozet.jpghttp://www.top-channel.tv/foto/lajme/vllaznia-tifozet.jpghttp://www.top-channel.tv/foto/lajme/vllaznia-tifozet.jpg[/imgBarazimi 1-1 ne “Loro Boriçi” me irlandezet e Sligo Rovers i ka dhene te drejten Vllaznise qe te kualifikohet ne turin e dyte eliminator te Liges se Europes.

Kundershtari i radhes per skuadren e drejtuar nga Hasan Lika eshte Rapidi i Vjenes: ndeshja e pare do te luhet ne Austri me 16 korrik, ndersa takimi i kthimit ne Shkoder zhvillohet nje jave me pas, me 23 korrik. Trajneri i ekipit te njohur te Bundesliges austriake, Peter Pakult, ndodhej ne stadium per te vezhguar nga afer paraqitjen e kuqebluve dhe pas largimit eshte shfaqur mjaft optimist.

Duke folur per sfiden e javes tjeter, ne stadiumin “Gerhard Hanapi”, ai deklaroi: “Kemi shanse te mira te kualifikohemi. Skuadra eshte ne forme te mire sportive dhe me nje rezultat te mire qe prej takimit te pare, mendoj se nuk do te kemi problem te vazhdojme aventuren ne Europe”.

Pakult, qe vetem dy muaj me pare ishte mes tri kandidateve finale te perzgjedhur nga FSHF per stolin e Kombetares kuqezi (gara u fitua nga kroati Josip Kuzhe), ka analizuar me detaje lojen e Vllaznise.

Ai nenvijezoi se spikati pikat e dobeta te skuadres shqiptare, por ka paralajmeruar se shkodranet jane nje kundershtar qe nuk duhen nenvleresuar.

“Te enjten e ardhshme na pret nje ndeshje e veshtire. Ne minutat e para duhet te jemi te qarte ne lojen tone dhe te mos ndihemi nen presion. Duhet te tregohemi te duruar deri sa te gjejme golin e avantazhit”, tha 49-vjeçari pas largimit nga Shqiperia. “Vllaznia eshte nje skuader mjaft kompakte ne mbrojtje, por ata kane edhe pika te dobeta ne kete repart. Per me teper, kundershtaret nuk praktikojne lojen me sulme frontale, ashtu si ne”.

Te besuarit e Likes u kualifikuan me rezultatin e pergjithshem 3:2, ku vendimtare rezultoi fitorja 2:1 ne fushen e Sligos. Gjithsesi, Pakult mendon se kundershtaret e Vllaznise luajten me mire, madje shprehet i çuditur edhe per rezultatin e takimit te pare.

“Irlandezet ishin skuadra qe u paraqit me mire ne ate takim, por ata qendruan shume te mbyllur ne mbrojtje, duke mos rrezikuar. Ne nje analize te plote te 90-minuteshit, mund te them se shqiptaret nuk bene diferencen, por ata krijuan rastet me te mira per shenim. Mendoj se kundershtari yne mund te kishte qene Sligo”. Tekniku zbuloi edhe pershtypjet per impiantin “Loro Boriçi”: “Stadiumi dhe fusha nuk jane te keqija, aty mund te luhet futboll pa problem”.[img]http://www.top-channel.tv/foto/lajme/]
avatar
Haris
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 64
Registration date : 12/07/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi