Milito: Interi do të luftojë në të gjitha garat

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

11072009

Mesazh 

Milito: Interi do të luftojë në të gjitha garat





Gjatë prezantimit zyrtar tek Interi, sulmuesi Diego Milito ka thënë se objektivi i tij është ta fitojë Ligën e Kampionëve me Interin, duke mos lënë anash edhe trofetë tjera, atë të Kampionatit italian dhe të Kupës së Italisë.

“Para së gjithash jam shumë i lumtur dhe i ngazëllyer që jemi këtu (ka thënë Milito duke folur edhe për Thiago Mottan). Është një skuadër e madhe dhe të gjithë më kanë mirëpritur, trajneri, lojtarët dhe klubi”.

“Ky është një klub i rëndësishëm me lojtarë të mëdhenj, të cilët na kanë mirëpritur dhe ne jemi të entuziazmuar për këtë. Dëshirojmë t’i ndihmojmë skuadrës të fitojë trofe”.

“Mendoj se Interi mund të fitojë tituj dhe shpresojmë të kemi një sezon të mirë. Liga e Kampionëve? Interi është një skuadër e madhe dhe të gjitha klubet e mëdha që marrin pjesë në gara të mëdha mundohen t’i fitojnë ato”.

“Nuk është lehtë ta fitosh Ligën e Kampionëve. Ne do të luftojmë t’i fitojmë të gjitha garat”, ka thënë sulmuesi argjentinas për “Sky Sport Italia”.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi