Lojtari i Cityt preket nga gripi i derrave

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

11072009

Mesazh 

Lojtari i Cityt preket nga gripi i derrave





Mbrojtësi i Manchester Cityt, Micah Richards, ka ngecur në pushime, pasi është diagnostikuar me gripin e derrave.

Richards thotë se ai është mbyllur në dhomën e tij të hotelit në Qipro, pasi i është thënë se nuk mund të fluturojë sërish në Britani, derisa të shërohet plotësisht.

“Në fillim mendova se është një infeksion i keq i fytit, ose ndoshta ndonjë helmim nga alkooli. U ndjeva shumë i dobët, sa nuk mund të lëvizja e as të haja. Miqtë më sillnin pije në shtrat”, ka thënë Richards për The Sun.

“Kur më thanë se kisha grip të derrave, në mendjen time filloi të sillet gjithçka. Shihni në lajme njerëz që vdesin nga kjo”, ka shtuar lojtari.

21-vjeçari shkoi në pushime pasi ndihmoi Anglinë të arrijë në finale të Kampionatit Evropian U21 në Suedi.

“Klubi im ka qenë shumë mirëkuptues. Do të ha thupra nga bashkë-lojtarët kur të kthehem. Ata mbase do të vijnë në stërvitje me maskë kirurgjike” ka bërë shaka lojtari.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi