Dyshime për Sedorfin në skemën e Leonardos

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

08072009

Mesazh 

Dyshime për Sedorfin në skemën e Leonardos




Holandezi, kolonë e Milanit të Ançelotit, rrezikon të përfundojë në stol me sistemin e ri të lojës

Është një lojtar që këto dy ditë stërvitjeje në Milanelo duhet të jetë ndierë disi më i vetmuar se të tjerët. Klarens Sedorf më 6 korrik nuk ka parë në dhomat e zhveshjes fytyrën buzagaz të Karlo Ançelotit, trajnerit që e solli te Milani në verën e 2002-it dhe që e ka aktivizuar dhe mbrojtur gjithnjë, pavarësisht se në sezonin e fundit holandezi është vënë në shënjestër nga ana e publikut të “San Siro”-s, duke arritur deri aty sa ta vërshëllejnë që në prekjen e parë të topit. Ançeloti e ka mbrojtur dhe përfshirë Sedorfin në grupin kuqezi me forcë, edhe pse nga batutat e para, kishte pak skepticizëm nga ana e disa “senatorëve”, siç tregohet nga vetë trajneri në biografinë e tij të fundit. Por në të vërtet Sedorfi me kalimin e muajve ka ditur ta bëjë për vete mjedisin me personalitetin e tij dhe sakrificat në fushë, që i janë kërkuar nga Ançeloti. Mjafton të mendosh sezonin e parë me kuqezinjtë, ai që solli në maj 2003 fitoren e Championsit në Mançester kundër Juventusit: në organikë ishin Rui Kosta e Rivaldo, Shevçenko e Inzagi, por Sedorfi e fitoi një vend në mesfushë, duke hequr dorë nga roli i tij ideal, ai i fantazistit, për ta lejuar Ançelotin të luante me një skuadër të ekuilibruar, por me prirje drejt lojës së bukur. Dhe kështu ndodhi edhe për gjashtë vite të tjera… Me Ançelotin “çau” botën dhe kjo falë karakteristikave të përshtatshme të holandezit, që ka pasur gjithnjë një rol prej protagonisti. Por parashikimet e kësaj vere, nuk i japin një fanellë titullari. Në skemën 4-3-3 që ka në mendje tekniku i ri Leonardo, duket e vështirë që numri 10-të kuqezi të gjejë vend, edhe pse ka qenë i aftë të fitojë në vite katër Liga Kampionesh me tri skuadra të ndryshme (para Milanit, Ajaks dhe Real Madrid). Është folur shpesh për një kalim të tij te Çelsi, e rithirri në shtëpi Martin Jol, trajneri i Ajaksit, por Klarensi ka vendosur, për momentin do të qëndrojë.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi