Ëndrra “Bundesligë”, Augsburgu shpreson te “gjahtari” Kapllani

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

06072009

Mesazh 

Ëndrra “Bundesligë”, Augsburgu shpreson te “gjahtari” Kapllani






Në sezonin 2006-2007, Karlsruhe u rikthye në Bundesligë 1, falë edhe kontributit të jashtëzakonshëm të sulmuesit durrsak, 17 gola atë edicion.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Edmond Kapllani, zhvilloi stërvitjen e parë me ekipin e tij të ri në Gjermani, Augsburgun e Bundesligës 2, pas transferimit të tij nga Karlsruhe, edhe kjo e rrëzuar në ligën e dytë gjermane. Kapllani, që gjatë dy sezoneve të vetme në Bundesligën 1, shënoi vetëm 2 gola, në Bundesligën 2, është një specialist i mirëfilltë goli. Në sezonin 2006-2007, Karlsruhe u rikthye në Bundesligë 1, falë edhe kontributit të jashtëzakonshëm të sulmuesit durrsak, 17 gola atë edicion.
Kapllani është një nga nëntë lojtarët e blerë nga Augsuburgu, qe në fakt me investimet e kryera synon një vend në katet sipërme të renditjes së Bundesligës 2. Augsburgu shpreson shumë te Kapllani (e mori me parametra zero) dhe te aftësitë e tij para portës, sidomos në goditjet standarde, ku shqiptari është një specialist i lojës në ajër. Sipas gazetës rajonale “Augsburger-Allgemaine Zeitung”, i vetmi problem që ekziston një “aksin vertikal të skuadrës”, është gjetja e një ndërlidhësi të zotë midis mbrojtjes dhe vijës së parë sulmuese. “Ne dëshirojmë t’i japim skuadrës një fytyre të re. Fakti është, që në dy vitet e fundit nuk i kemi arritur objektivat tona. Tani duhet të ndërtojmë një strukturë fituese”, - tha trajneri Luhukaj. Pikërisht, për këtë arsye u sollën në mesfushën shkatërruese belgu me eksperiencë Jonas de Roek (29 vjeç) dhe para në sulm Edmond Kapllani (26 vjeç).

Konkurrenca

Në sulmin e Augsburgut ndodhet edhe hungarezi Torghele, autori i dy golave kundër Shqipërisë në dy humbjet me Hungarinë, 2-0 në Budapest dhe 1-0 në Tiranë. Torghele dhe Kapllani do të luftojnë fort për një vend të padiskutueshëm titullari në formacionin startues.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi