Shqipëria thyen tabunë, mund Serbinë

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

06072009

Mesazh 

Shqipëria thyen tabunë, mund Serbinë




Kombëtarja e meshkujve në basketboll ka fituar dje 83‑69 ndaj Serbisë, fitorja e parë në Lojërat Mesdhetare të Peskarës, e arritur ndaj një rivali të fortë, në ndeshjet për vendet 5‑8. Një sukses i mrekullueshëm i basketbollistëve tanë, që ndonëse i ishin afruar fitores në sfidat e mëparshme, nuk ia kishin arritur qëllimit, por dje suksesi i merituar erdhi falë një loje kolektive, të shpejtë në sulm dhe efikase në mbrojtje, ndaj kuqezinjtë e thyen Serbinë. Tanët e nisin mirë ndeshjen dhe gjatë gjithë periodës së parë kanë epërsi dhe kanë komandën e lojës. Serbët për asnjë çast në 20 minutat e para të takimit, por edhe të pjesës së dytë, nuk arrijnë që të dalin përpara. Kështu, diferenca herë rritet në favor të Shqipërisë, 16‑9 e herë ngushtohet në një pikë, 20‑19, por 10‑minutëshi i parë mbyllet 23‑19 për kuqezinjtë. Edhe në çerekun e dytë vihet re e njëjta pamje, ku shqiptarët janë përpara gjatë gjithë kohës, ku dallohen Bushati, Luca e Garo. Por në sekondat e fundit, serbët arrijnë të barazojnë 38‑38, rezultat që mbyll gjysmën e parë të takimit. Por ky barazim do të ishte provizor, pasi në periodën e tretë janë sërish kuqezinjtë që shkëputen, tregojnë epërsi në lojën nën tabelë (44 me 28 për tanët) dhe udhëheqin 43‑40, 52‑49. Loja është e bukur në këto çaste, por Shqipëria arrin ta ruajë epërsinë, duke udhëhequr 59‑56 në përfundim të çerekut të tretë. Gjithçka do të vendosej në periodën e fundit, një 10‑minutësh i përkryer i ekipit kuqezi, që shkëputet që në minutat e para 73‑62, duke mos i dhënë asnjë mundësi Serbisë që të rikuperojë. Diferenca rritet 81‑63 dhe krejt ndeshja përfundon 83‑69 për Shqipërinë, që arrin fitoren e parë në këtë turne, duke mundur një rival të fortë si Serbia. Një fitore që mban emrin e kosovarit Luca, autor i 24 pikëve, Bushati 19, Shima 12, Hysenagolli e Karaj 9, Lasku 6 e Garo 4. Sot, kombëtarja do të luajë ndeshjen e fundit, atë për vendet 5‑6, ndaj Marokut.

Shqipëri ‑ Serbi 83‑69

(23-19, 15‑19, 21‑18, 24‑13)

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi