Operimi, mbipesha dhe kanceri

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Operimi, mbipesha dhe kanceri

Mesazh nga citti_barca prej Sun Jul 05, 2009 10:54 pm



Femrat me mbipeshë mund ta zvogëlojnë rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri nëse vendosin t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike, ndërsa e njëjta gjë nuk vlen për meshkujt.
Shkencëtarët nga Universiteti Sahlgrenska në qytetin Gothenburg të Suedisë, kanë analizuar më shumë se 2.000 pacientë, të cilët i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për shkak të masës trupore.

Pacientët janë përcjellë për një periudhë kohore dhjetë vjeçare dhe janë krahasuar me një numër të njëjtë pacientësh të cilët nuk kanë pranuar t’i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjike për ta zvogëluar mbipeshën.

Shkencëtarët kanë zbuluar se femrat të cilat i ishin nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për të larguar kilogramët e tepërt kishin qenë për 42% më pak të rrezikuara për t’u sëmurë nga kanceri gjatë periudhës sa ka zgjatur studimi.

Mirëpo, te meshkujt, të cilët kishin pranuar t’i nënshtroheshin të njëjtës procedurë, nuk është vërejtur zvogëlim i rrezikut për zhvillimin e kancerit.
avatar
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi