Vrima e zez

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vrima e zez

Mesazh nga floroS prej Sat Mar 14, 2009 7:52 pm



Nje vrime e zeze. Riparaqitje artistike nga NASA.Vrima e zeze eshte nje trup qiellor jashtezakonisht i dendur (i ngjeshur), me nje terheqje rendesore aq te larte e te fuqishme, saqe nuk lejon largimin e asgjeje, madje as drites, nga "siperfaqja" e saj, e emeruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zeze eshte perkufizuar edhe si nje zone e hapesire-kohes ku largimi i gjithesise rreth saj eshte i pamundshem.

Qenesia e ketyre trupave qiellore eshte parathene nga teoria kryesore e rendeses, Perkatesia e pergjithshme ( Relativiteti i pergjithshem) ose Teoria e relativitetit, dhe pranohet sot nga bashkesia shkencore. Nderkaq jane te pranishme disa vezhgime te terthorta te veprimtarise astrofizike lidhur me vrimat e zeza, p.sh. ne zonat qendrore te galaksive (berthamave galaktike vepruese nga ang. "Active galactic nucleus") si edhe leshimet e rrezeve X nga rrezet X te dyfishta. Po ashtu hamendesohet se vrimat e zeza rrezatojne energji per shkak te pasojave te mekanikes kuantike te njohura si "Rrezatimi Hokingian".

Vrima e zeze pasi formohet nga nje yll ka nje mase te pakten tre here me te larte se e Diellit, por per shkak te ecurive te ndryshme te humbjeve te mases te shkaktuara nga yjet ne fundin e jetes se tyre ndodh qe ylli zanafillor te ishte te pakten dhjete here me i ngjeshur se Dielli. Numrat e permendur jane tregues, persa i perket hollesive te modeleve te perdorura per te parashikuar zhvillimin yjor dhe ne veeanti nga perberja kimike fillestare e mjegullnajave te gazta qe i jep jete yllit te lartpermendur. Nuk eshte e paperfillshme mundesia qe nje vrime e zeze mund te kete prejardhje jo yllore, sie parashtrohet p.sh. pet te ashtuquajturat "vrimat e zeza fillestare".
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi