Mbi 25.000 aplikacione në App Store

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

21032009

Mesazh 

Mbi 25.000 aplikacione në App Store






Nuk është zyrtare, por gjithsesi është informacion i besueshëm, në dyqanin online të kompanisë Apple – App Store janë në dispozicion mbi 25.000 aplikacione.

Përkundër kritereve rigoroze me të cilat Apple pranon aplikacione të reja në App Store, ky shërbim është duke u rritur pandalshëm nga dita në ditë. Informacionet e fundit nga faqja e internetit 148Apps flasin se në App Store, për gjithsej tetë muaj të ekzistimit, janë shumuar mbi 25.000 aplikacione.

Lidhur me këtë të arritur, paraqiten edhe statika interesante. Çmimi i përgjithshëm i të gjitha aplikacioneve në App Store është 72.471 dollarë e 81 centë, e më së shumti ka prej atyre me çmim prej 0.99 dollarësh (gjithsej 10.464). Aplikacione pa pagesë janë 6.170, respektivisht rreth 23%, derisa më e dendura është kategoria e lojërave e cila ka gjithsej 5.343 aplikacione. Çmimi mesatar i aplikacioneve (përfshirë edhe ato pa pagesë) është 2.79 dollarë.



Në fund të muajit të kaluar është publikuar se Windows Mobile, i cili përndryshe ekziston që nëntë vjet, gjithsej ka rreth 20.000 aplikacione. Blackberry, Microsoft, Nokia e Palm tanimë janë udhës për të paraqitur një vend të centralizuar të dedikuar për shpërndarjen e aplikacioneve të platformave të tyre. Derisa, Google Android Market tanimë është në funksion, e para pak kohe është integruar edhe mbështetja për pagesën e aplikacioneve.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi