Motrat Uilliams sërish në finale të Uimbëldonit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Motrat Uilliams sërish në finale të Uimbëldonit






Dy finalistet e vitit të kaluar, motrat Venus dhe Serena Williams, kanë shënuar fitore në ndeshjen gjysmëfinale të Uimbëldonit dhe do të takohen për herë të katërt në finale të këtij turneu. Serena në gjysmëfinale ka mposhtur rusen Elena Dementieva, me rezultat 2:1 në sete, 6:7, 7:5, 8:6.
Motra e vogël Uilliams deri te fitorja ka arritur pas një rikthimi dhe një fundi mjaft dramatik. Dementieva në setin e tretë dhe vendimtar, pranë epërsisë prej 5:4 nuk ka ditur të shfrytëzojë rastin, pasi Serena është gjendur mjaft mirë në këtë situatë dhe pas 2 orë e 48 minuta lojë e ka siguruar plasmanin në finale. Amerikania 27-vjeçare deri më tani ka luajtur në katër finale të Uimbëldonit, duke triumfuar në dy prej tyre, në vitin 2002 dhe 2003. Në gjysmëfinalen tjetër, kampionia në fuqi e këtij turneu, Venus Uilliams, shkatërroi në tërësi numrin një të botës, rusen Dinara Safina, duke humbur vetëm një gem (6:1, 6:0). Për motrat Uilliams, kjo është finalja e dytë radhazi në Uimbëldon, pasi të dyja u takuan edhe vitin e kaluar, kur triumfoi Venus. Serena dhe Venus ishin takuar edhe në edicionet 2002 dhe 2003, kur kampione ishte shpallur Serena.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi