Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje në Peskara

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Majlinda Kelmendi mbeti pa medalje në Peskara




Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Peskara të Italisë, duke u renditur në pozitën e pestë. Në luftën e parë Majlinda mundi garuesen franceze, Bona Penelope, kurse më pas turken Ajnur Samat.
Në luftën për kualifikim në finale ajo u përball me italianen, Rosalba Forciniti. Kjo e fundit kishte përkrahjen e madhe të tifozëve, por edhe të gjyqtarëve. “Ndonëse Majlinda e ka hedhur dy herë në dysheme kundërshtaren e saj, gjyqtarët nuk i dhanë pikët dhe ajo u dëmtua në mënyrë skandaloze dhe nuk iu lejua kualifikimi në finale”, ka pohuar përzgjedhësi, Driton Kuka. E dërmuar në aspektin psikik, Majlinda në luftë për vend të tretë humbi me një dënim për pasivitet me garuesen sllovene, Petra Nareks. “Edhe në këtë luftë Majlinda ishte në nivel, por si duket është e pamundur të binden gjyqtarët që ne kemi garuese të nivelit të lartë”, ka shtuar Kuka.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi