Wimbledon: Serena dhe Venus në finale

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Wimbledon: Serena dhe Venus në finale






Dy finalistet e vitit të kaluar, motrat Venus dhe Serena Williams, që të dyja kanë shënuar fitore në ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Wimbledonit, dhe do të takohen në finale të këtij turneu për të katërtën herë.
Serena Williams është rikthyer nga një set disavantazh për të siguruar një vend në finale, pas një beteje epike me rusen Elena Dementieva, të cilën amerikania e fitoi në tre sete (6-7, 7-5, 8-6).

Ndeshja ishte ndër gjysmëfinalet më të gjata të femrave në teren të hapur, dhe zgjati plot dy orë e 49 minuta. Amerikania u thye në setin e parë, por doli më e qëndrueshme në dy setet e radhës.

Në gjysmëfinalen tjetër, kampionia në fuqi e këtij turneu, Venus Williams, shkatërroi në tërësi numrin një të botës, rusen Dinara Safina, duke humbur vetëm një ‘game’.

Venus avancoi 5-0, para se Safina të ngushtoi në 5-1 në setin e parë, të cilin amerikania e fitoi 6-1. Në setin e dytë Venus nuk i la asnjë rast ruses, duke e fituar me 6-0.

Për motrat Williams, kjo është finalja e dytë radhazi në Wimbledon, pasi të dyja u takuan edhe vitin e kaluar, kur triumfoi Venus. Serena dhe Venus ishin takuar edhe në sezonet 2002 dhe 2003, kur kampion ishte shpallur Serena.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi