Lyoni interesohet për Van Nistelrooy

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Lyoni interesohet për Van Nistelrooy






Mediat spanjolle shkruajnë se Lyoni është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madridit, Ruud Van Nistelrooy, për të zëvendësuar Karim Benzema i cili ka lëvizur në të njëjtin drejtim, por në kahen e kundërt.
Marca ka shkruar se ekipi francez në fillim ishte interesuar për një sulmues tjetër të Realit, holandezin tjetër Klaas-Jan Huntelaar, por ai kishte refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar ekipit francez, me Milanin dhe Manchester United të interesuar për të.

Me refuzimin e Huntelaar, presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, kishte kërkuar nga homologu i tij spanjoll Florentino Perez të përpiqet të bindë Van Nistelroyn, t’i bashkohet ekipit francez.

33-vjeçari, i cili kaloi në Real Madrid gjatë verës së vitit 2006, ka thënë se ai do të dëshironte të vazhdojë me klubin spanjoll, por do ta ketë të vështirë të gjejë vend në formacionin e parë pas arritjes së Benzema.

Nistelrooy, i cili mungoi pjesën më të madhe të sezonit të fundit, për shkak të ndërhyrjes kirurgjike, është lidhur edhe me një kalim në Tottenham.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi