Ndeshet me plakun hundëlesh

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Ndeshet me plakun hundëlesh





Kur 23-vjeçari Gregory McCallum ka hyrë me dhunë në shtëpinë e fqinjit, 72-vjeçarit Frank Corti, me qëllim që me thikë ta zgjidh zënkën afatgjate të cilën ata dy e kishin në mes veti, nuk e kanë befasuar pak dy kroshe të cilat ia ka dhënë fytyrës plaku.

Corti, në fakt, ish kampioni junior i boksit, duket se nuk ende nuk i ka harruat lëvizjet e vjetra prandaj i riu McCallum pas ndeshjes me pensionistin e fuqishëm është dukur “sikur ta kishte shkel kerri”.

Plaku ishte në shtëpi me gruan e tij kur e ka sulmuar McCallum. Corti i ka shpëtuar lëvizjes me thikë dhe me ka reaguar shpejt me dy kroshe të cilat sulmuesit të ri i kanë shkaktuar lëndime të rënda në buzë e sy. Skena e ngjarjes është dukur si “vend i vrasjes” është thënë në gjykim.

I tërë incidenti ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, e arsyeja, siç ndodh shpesh, ka qenë zënka për një kohë të gjatë rreth zhurmës. McCallum ka pasur qejf të bëj ndeja me miqtë e tij, derisa fqinjëve të tij nga qyteza Botely afër Oxfordit kjo gjë nuk u ka pëlqyer.

Me një rast, respektivisht më 18 gusht 2008, Corti kishte lajmëruar policinë të cilët e kishin ndalur ndejën. McCallum e kishte sulmuar të nesërmen në mëngjes.

McCallum ka qenë “i dehur xurxull”, është arsyetuar avokati i tij, dhe sipas tij ai kishte marrë thikën në kërkim të parave dhe stolive.

Edhe pse i riu është arsyetuar duke thënë se nuk i kujtohet tërë incidenti, ai është gjykuar me katër vjet e gjysmë burg, derisa gjykatësi e ka porositur se “çfarë e ka lyp, e ka gjet".
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi