Në luftën e verërave derdhen 40.000 litra verë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Në luftën e verërave derdhen 40.000 litra verë





Festivali tradicional i verës i cili mbahet në qytetin Haro në veri të Spanjës çdo vit kalon me beteja që nuk kursejnë aspak, me ç’rast pjesëmarrësit zbrazin verë nga revolet e ujit, bocave dhe pajisjeve tjera.

Rreth 40.000 litra verë janë derdhur në Haro në festivalin tradicional të verës dhe betejës i cili çdo vit mbahet më 29 qershor, në ditën e mbrojtësit të tyre Shën Pjetrit.

Njerëzit tubohen në mëngjes, të veshur në bluza të bardha dhe të armatosur me boca, kova, pajisje të ndryshme dhe revole të ujit përplot me verë.

Pos që i përmbahen garës dhe pirjes së verës, garuesit zbrazin verë në njëri-tjetrin pa fije mëshire nga “armët” e përgatitura. Në festën e këtij viti janë lagur rreth gjashtë mijë njerëz të cilët në shtëpi kanë shkuar me bluza ngjyrë trëndafili, në vend të bardhave që i kishin veshur në mëngjes.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 24
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi