Harry Potter qiraxhi të Mbretëresha Elizabeth II

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

03072009

Mesazh 

Harry Potter qiraxhi të Mbretëresha Elizabeth II





Mbretëresha britanike, Elizabeth II, ka gjetur një mënyrë të re për të fituar para. Ajo ia ka dhënë me qira një pjesë të madhe të pyllit në Swinley, jo larg Pallatit Windsor, kompanisë filmike Warner Bros, e cila në atë zonë do ta xhirojë filmin e ri për magjistarin e vogël Harry Potter.

Gjatë dy muajve të ardhshëm, të gjitha yjet e filmit për djaloshin magjistar përfshirë këtu edhe vetë Potterin, respektivisht aktorin Daniel Radcliffe, do të marrin pjesë në xhirimin e filmit, që është vazhdim i filmave të mëparshëm të realizuar në bazë të librave të autores JK Rowling.

Mbretëresha, siç bëjnë të ditur mediat botërore, është shprehur e entuziazmuar me këtë veprim, pasi është adhuruese e Harry Potterit. Shuma e kontratës mbahet në fshehtësi, mirëpo tabloidi britanik Sun thekson se bëhet fjalë për një shumë të majme parash.
avatar
floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi