Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Vogëlushi i sëmurë nga zemra, jeton falë viagrës

Mesazh nga floroS prej Thu Jul 02, 2009 11:14 pm


Vogëlushi, Alfie Oliver, që është vetëm një vjeç, ka lindur në korrikun e vitit që shkoi me një keqformim në zemër. Për këtë, ai ka nevojë të vazhdueshme për trajtime mjekësore, për të mbijetuar: ia detyron veçanërisht jetën e tij, një ilaçi shumë të veçantë. Derisa zemra e tij nuk vuan dhe qarkullimi nuk ka probleme, Alfie duhet të marrë gjashtë doza viagrash në ditë.

Ngjarja e publikuar nga tabloidët britanikë, duket si e pamundur, por është krejt e vërtetë.

Fëmija iu nënshtrua operacionit të parë kur ishte vetëm 16-ditësh: më pas, kur mbushi 4 muaj, mjekët thanë se do të mbijetonte maksimumi dhe disa javë. Falë dozave të përditshme të ilaçeve kundër impotencës, Alfie është ende gjallë dhe gëzon shëndet të mirë, transmeton Shekulli.

Prindërit Tracey dhe Rob, e dinë që kjo nuk mund të zgjasë shumë: pas 2 javësh do festojë datëlindjen e tij të parë, madje ka mësuar dhe të ecë.

"Mund të ketë nevojë për një transplantim zemre dhe mushkërish", kanë thënë mjekët.

"U shokuam kur mjekët na thanë që duhet të merrte viagra çdo ditë", ka thënë nëna, Tracey, nuk mendonim se pikërisht ajo do të ishte shpëtimi i tij. Kur ua tregonim njerëzve, ata qeshnin. Por është e vërtetë: viagra ka shpëtuar luftëtarin tim të vogël".

floroS
WebMaster
WebMaster

Numri i postimeve : 1981
Age : 23
Location : Milkyway
Registration date : 12/03/2009

http://htttp://youtube.com/floros93

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi