Acer së shpejti prodhuesi i dytë më i madh i kompjuterëve?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Acer së shpejti prodhuesi i dytë më i madh i kompjuterëve?






Acer është një prej prodhuesve të kompjuterëve i cili është goditur më së paku në këtë krizë globale financiare, për të cilën gjë planifikon që këtë vit të ngjitet në vendin e dytë në botë të prodhuesve të kompjuterëve. Gjykuar sipas rezultateve të deritanishme afariste, edhe do t’ia del.

Top lista e prodhuesve të kompjuterëve aktualisht fillon me HP-në në vendin e parë, vazhdon me kompaninë Dell derisa në vendin e tretë është prodhuesi nga Tajvani - Acer.

Tajvani ende nuk është një vend ku prodhohet sasi e madhe e elektronikës, e si rrjedhojë edhe kompjuterë, derisa kompanitë e atjeshme bëjnë punë edhe për kompanitë e mëdha amerikane siç janë edhe vet Dell e HP. Vet Acer ka filluar në këtë formë, në mënyrë që gjatë viteve të 90-ta të filloj ngadalë të shes kompjuterë edhe në nën emrin e vet. Me kohë është bërë emër i respektueshëm në botën e kompjuterëve.

Ngritjes së Acer në listë i ka kontribuar edhe kriza aktuale në botë. Në fakt, kompania Acer është shumë e fuqishme në prodhimin dhe shitjen e netbookëve, një trend që vet e ka nisur. Netbookët, laptopë të lirë miniatural të cilët në këto kushte gjejnë blerës.



Të gjithë prodhuesit kohëve të fundit ka përjetuar rënie të shitjes dhe përfitimit, por ato të Acerit janë shumëfish më të vogla sesa tek rasti i Dell-it e HP-së. Kompania tajvaneze ka edhe përparësinë e madhe që vet i prodhon kompjuterët e vet. Përveç kësaj, Acer ka vendosur për përfitime më të vogla për njësinë e shitur të kompjuterëve dhe kështu ka siguruar volum të madh të shitjes.

Edhe shitja e kompjuterëve të pajisur me sistemin e ri operativ Android, Acerin do të duhej ta vendosnin në vendin e dytë të prodhuesve botërorë të kompjuterëve qysh këtë vit.

www.acer.com

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi