Prasnikar: Skela i duhet Kotbusit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Prasnikar: Skela i duhet Kotbusit







Rikthimi i Ervin Skelës ka sjellë qetësi tek Energie Kotbus.

Fantazisti shqiptar është lojtari kyç i skuadrës së drejtuar nga Bojan Prasnikar në luftën për të mbijetuar në elitën e futbollit gjerman.

32-vjeçari ka kaluar virozën gripale dhe të shtunën do të zbresë në fushë, në takimin me Këlnin. Një lajm mjaft i mirë ky për trajnerin e Kotbus.

“Vetëm pas mungesës së tij (Skelës) në ndeshjen me Hamburgun, e kuptuam se sa i rëndësishëm është ky lojtar për skuadrën”, deklaroi Prasnikar. “Është njësoj sikur të kthehesh në shtëpi dhe gruaja mos të ta ketë përgatitur darkën si zakonisht. Vetëm në ato momente e vlerëson punën e saj”, ishte krahasimi i drejtuesit të stolit. Vetëm pak orë përpara ndeshjes, Skela rifilloi stërvitjet me pjesën tjetër të skuadrës dhe sipas të gjitha gjasave, do të jetë në formacionin titullar.

“Besojmë se me klasin e tij do të jetë një lojtar vendimtar kundër Këlnit. Shpresoj vetëm që prej sëmundjes të mos ketë humbur fuqitë”, tha Prasnikar.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi