Blater lavdëron Afrikën e Jugut

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Blater lavdëron Afrikën e Jugut






Presidenti i FIFA-s, Sep Blater ka falënderuar Afrikën e Jugut për organizimin e mirë të Kupës së Konfederatave, e cila ishte si test i fundit para Kampionatit botëror që do të mbahet në verën e ardhshme në këtë vend të ‘kontinentit të zi’. Blater i ka vlerësuar organizatorët me notën 7,5 dhe ka shprehur shpresën se të gjitha mangësitë e evidentuara do të mënjanohen deri në verën e ardhshme, në mënyrë që vlerësimi i tij i ardhshëm të jetë maksimal.
“Me notën 5 duhet të përsëritni klasën, nota 6 ua mundëson kalimin në shkollën e mesme. Ndërkohë, Afrika e Jugut pa dyshim është diku ndërmjet diplomës dhe studimeve postdiplomike. Personalisht do të kisha dëshirë që pas Kampionatit botëror t’u jepja notën 10, si dëshmi se keni doktoruar”, ka thënë Blater.

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi