Ndeshja me Hungarine, biletat, çmime “popullore”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Ndeshja me Hungarine, biletat, çmime “popullore”






Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e 28 marsit, ku Kombëtarja shqiptare do të luajë përballë Hungarisë.

Për takimin që starton në orën 20:30 në stadiumin “Qemal Stafa”, institucioni që drejton sportin më popullor në vend ka bërë ulje të ndjeshme, nëse këto çmime krahasohen me ato që përcaktohen tradicionalisht, kur në Tiranë vijnë kundërshtarë të kalibrit të lartë.

Një vend në tribunën qendrore, A dhe B, kushton 3000 lekë të reja, nga 5000 lekë që është kërkesa “standarde”. Dukshëm më të ulëta janë çmimet për tribunën D2 dhe tribunat D1 e D3, përkatësisht 700 dhe 500 lekë të reja. Në tribunën karshi (D2), tifozët mund të kursejnë 1300 lekë në krahasim me çmimin që kanë paguar për ndeshjen e parë në këto eliminatore me Suedinë, ku një biletë kushtonte plot 2000 lekë.

Vendet mbrapa portave (tribunat C dhe E) kushtojnë vetëm 200 lekë të reja. Me këto vendime, FSHF nuk e fsheh politikën e saj për të afruar sa më shumë tifozë në stadium, për të mbështetur skuadrën e drejtuar nga Ari Han në këtë ndeshje mjaft delikate.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi