Peter Crouch në radarin e Milanit?

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Peter Crouch në radarin e Milanit?





Derisa Milani vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi, një emër i ri i cili përmendet si i mundshëm për të kaluar në San Siro është Peter Crouch.

Milani ishte në kërkim të sulmuesit të Wolfsburgut, Edin Dzeko, por duket se boshnjaku do të qëndrojë edhe për një sezon tjetër në Bundesliga.

Emmanuel Adebayor është përmendur si një opsion për rosonerët, por së fundi përmendet edhe një emër tjetër, ai i sulmuesit të Portsmouth, Peter Crouch.

Anglezi pritet të largohet nga Fratton Park këtë verë dhe është duke pritur trajnerin e ri të ekipit për të marrë vendimin përfundimtar. 28-vjeçari ka shënuar 15 gola në sezonin e fundit për Portsmouth, pas tri viteve të paqëndrueshme në Liverpool.

Nëse rosonerët nuk do të arrijnë te ndonjëri prej caqeve primare, shtatlarti Crouch mund të jetë një opsion për sulmin e Milanit.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi