Zyrtare: Materazzi vazhdon kontratën me Interin

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Zyrtare: Materazzi vazhdon kontratën me Interin





Mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi, ka nënshkruar kontratë të re me klubin italian, e cila do ta mbajë atë në Giuseppe Meazza edhe për tre sezone të tjera.

“Inter dhe Marco Materazzi bëjnë të ditur se me anë të pajtimit të dyanshëm është arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës e cila do ta lidhë lojtarin në klub deri më 30 qershor 2012”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interit

35-vjeçari i është bashkuar nerazurëve në vitin 2001 nga Perugia dhe ka kontribuar në katër titujt e fundit të kampionit në Serie A, megjithëse sezonin e fundit ai bëri vetëm 15 paraqitje në të gjitha garat nën drejtimin e Jose Mourinho.

Mbi të gjitha, ai ka bërë 245 paraqitje për Interin, duke shënuar 20 gola, ndërsa po ashtu ishte shtyllë kyçe e triumfit të Italisë në Kupën Botërore 2006.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi