Marca: Benzema futbollisti i ri i Realit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

02072009

Mesazh 

Marca: Benzema futbollisti i ri i Realit





Sportivja spanjolle, e afërt me udhëheqjen e Real Madridit, ka publikuar se sulmuesi Karim Benzema është përforcimi i radhës i klubit mbretëror.

Gazeta, e cila më herët e paralajmëroi ardhjen e Kaka dhe Cristiano Ronaldos në Real Madrid, por edhe David Villas, që megjithatë nuk u realizua, ka shkruar sot se klubi spanjoll ka arritur marrëveshje me Lyonin për të transferuar Karim Benzeman në Santiago Bernabeu.

Florentino Perez dhe Jorge Valdano paralajmëruan se shumë shpejt në Real Madrid do të arrijë edhe një emër i madh dhe Marca thotë se ky është pikërisht Karim Benzema, pasi Lyoni ka pranuar ofertën prej 35 milionë funtesh nga ‘mbretërit’.

Ende nuk ka asgjë zyrtare nga asnjëra palë, por sipas kësaj gazete sportive, pritet që kjo të ndodhë deri nesër.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi