Van Persi dhe Benzema, “pistat” e Mançesterit

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Van Persi dhe Benzema, “pistat” e Mançesterit




Sër Alek Ferguson po ndjek me interes situatën kontraktuale të holandezit, teksa ka nisur bisedimet me Lionin

Sër Aleks Ferguson e di se sulmuesi i Arsenalit, i vlerësuar me 20 milionë stërlina, ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin. Interesimi i Junajtid për Van Persin është rritur, pasi vetë holandezi ka pohuar se për të trofetë kanë më shumë velerë se paratë në kontratë.

Ai ka thënë: “Në katër vitet e fundit kam fituar vetëm një trofe, Kupën e Anglisë, shumë pak. Dua të fitoj më shumë.” Van Persi ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, që i ka ofruar holandezit 80,000 stërlina në javë, shumë më pak sesa merr Runi ose Rio Ferdinand te Junajtid. Por Van Persi, 26 vjeç, po pret me interes të shohë se cilët lojtarë do të blejë trajneri Arsen Venger.

Ai ka shtuar: “Financiarisht është ofertë e shkëlqyer, por paratë nuk janë gjithçka për mua. Bëhet fjalë për ambicien time dhe realizimin e saj.” Junajtid nuk është i vetmi klub që interesohet për të, pasi është edhe Interi i Milanit. Burime të afërta me sulmuesin holandez kanë pohuar për mediat angleze se: “Robini e do Arsenalin, por është në një moshë kur trofetë janë të rëndësishme. Ai e di se ka klube të interesuara për të dhe prandaj po qëndron në pritje për të parë se çfarë do të ndodhë.”

Van Persi shkoi te Arsenali pesë vjet më parë, por dëmtimet kanë bërë që të luajë si titullar vetëm 79 ndeshje në kampionat. Ndërkohë, Klubi i Lionit ka pohuar se nuk mund ta përballojë dot sulmin e Junajtid për të marrë sulmuesin Karim Benzema. Francezët duan ta mbajnë me çdo kusht sulmuesin e tyre, por Junajtid ka para për të harxhuar pas shitjes së Kristiano Ronaldos, dhe Aleks Fergusoni nuk dëshiron të humbasë kohë. Presidenti i Lionit, Ola, ka bërë të ditur se Mançester Siti dhe Çelsi mund të rivalizojnë me Junajtid për blerjen e Benzemasë.

Ai ka thënë: “Karim ka thënë se dëshiron të qëndrojë edhe një vit te Lioni. Por është një “cunam” i quajtur Real Madrid, që ka provokuar reaksione te Çelsi, Mançester Siti dhe Mançester Junajtid. Eshtë shumë e komplikuar po të them se ai nuk do të transferohet. Ne duam ta mbajmë atë. Shanset janë që ai do të qëndrojë te Lioni edhe një sezon. Nuk mund ta fsheh faktin që skuadrat e tjera i kanë bërë oferta. Për momentin, i kam bindur klubet e tjera të mos bëjnë hapa të tjerë. Por Mançesteri mbetet Mançester.”

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi