Bekham: E ardhmja te “Djalli”: Nuk e di

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Bekham: E ardhmja te “Djalli”: Nuk e di




“Do të rikthehem tek Galaksi për të mbyllur sezonin dhe më pas në dhjetor do të vendos ku do të shkoj, te Milani apo diku tjetër”. Devid Bekham është i pavendosur. Pasi ka lënë pas krahëve, për momentin, eksperiencën me kuqezinjtë, dhe pasi i ka dhënë fund impenjimeve me kombëtaren angleze, mesfushori është shprehur i gatshëm për t’u përqendruar sërish tek kampionati amerikan, por ka kërkuar pak kohë për të ardhmen e tij. Kështu edhe Bekham është i pavendosur. Pas humbjes së Kakàsë dhe me të ardhmen e shumë lojtarëve të Milanit akoma të paqartë ja që edhe anglezi nuk është më i sigurt për atë që do të ndodhë në muajin dhjetor. Me Botërorin që do të zhvillohet vitin e ardhshëm Bekham do të donte të rikthehej në Europë për të bindur Kapelon që ta marrë me vete në Afrikën e Jugut. “Duhet të pres dhe të shoh, - ka thënë ai - por trajneri e di që më pëlqen të luaj për vendin tim. Për momentin mendoj vetëm të bëj disa pushime para se të kthehem tek Galaksi”.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi