Karlo Ançeloti thërret Gatuzon te Çelsi

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Karlo Ançeloti thërret Gatuzon te Çelsi




Galiani ka thënë se vetëm Pato është i pashitshëm, ndaj janë të shumtë kuqezinjtë që kanë përfunduar, me dëshirë ose jo, në merkato. Destinacioni duket se është Çelsi i Ançelotit, i cili nuk e ka fshehur dëshirën e tij për të patur me vete disa nga lojtarët e tij. Si Xhenaro Gatuzo. Mesfushorit kalabrez 31-vjeçar nuk i ka pëlqyer menaxhimi i situatës nga klubi në vitet e fundit dhe siç ka konfirmuar edhe agjenti i tij është gati të pranojë një ofertë të mundshme nga klubi londinez. Edhe pse Milani ka gati Hernanes. Largimi i Kakàsë ka prishur ekuilibrat në shtëpinë e Milanit dhe janë lojtarët e “gardës së vjetër” ata që e kanë ndier më shumë këtë. Pirlo, Sedorf, Ambrozini dhe pikërisht Gatuzo po shqyrtojnë mundësinë për t’u larguar. Në këto ditë të trazuara askush nuk ka mohuar mundësinë për t’u larguar nga klubi kuqezi, mbi të gjitha nëse destiancioni i ri do të bënte të mundur ribashkimin me “mësuesin e vjetër”, Ançeloti. Një gjë tjetër që shtyn Gatuzon drejt Londrës, duket se është edhe zhgënjimi për atë shirit të kapitenit, që akoma nuk është vendosur se kush do ta marrë, por që duket se nuk do të përfundojë në krahun e tij, pavarësisht viteve të shumta në radhët e Milanit. Ndërkohë një nga “flamurët” e tjerë të kuqezinjve, Masimo Ambrozini, ka përfudnuar në shënjestrën e Donadonit. Në fakt ish-trajneri i “axurrëve” do të donte ta merrte tek Napoli. Ambrozini nuk ka rinovuar akoma kontratën që skadon në 2010-ën dhe mund të jetë njeriu me eksperiencë që napoletanët kërkojnë për të forcuar mesfushën. Sigurisht është vetëm një hipotezë që, duke parë surprizat që po dhuron kjo merkato, nuk duhet hedhur poshtë menjëherë.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi