“Anglia, për të harruar Barcelonën…!”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

“Anglia, për të harruar Barcelonën…!”




Sulmuesi i Mançesterit, Uejn Runi, përqëndrohet te eliminatoret e botërorit për të harruar finalen e Championsit

Uejn Runi ka ndërmend ta harrojë përfundimisht finalen e humbur kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe mundësia më e mirë për ta bërë këtë është përfaqësuesja angleze. Nesër, Anglia luan në Kazakistan për eliminatoret e Kupës së Botës 2010.

Pas një udhëtimi të gjatë me aeroplan, tetë orë deri në Kazakistanin e largët, yjet e Anglisë janë dukur të lodhur, me përjashtim të Runit, i cili është shprehur se mezi pret të futet në fushë për të harruar humbjen 2-0 kundër Barcelonës. Ai nuk ka dashur të flasë fare për lodhjen, për pesë orët e diferencës në kohë, për temperaturat e larta dhe për cilësinë jo të mirë të fushës së stadiumit në “Stadiumin Qendror të Almatisë.

“Për shumicën e futbollistëve të luajnë futboll është gjëja që duan më shumë dhe nëse na jepet mundësia të luajmë, do të luajmë kudo, - ka thënë Runi. -Të them të drejtën, mezi i kam pritur ndeshjet e Anglisë për të nxjerrë ndeshjen e Romës jashtë sistemit. Sigurisht që jam i mërzitur nga ajo ndeshje, por në fund të fundit nuk kemi çfarë të bëjmë më. Ka qenë një sezon i mirë, por duke qenë se ishte ndeshja e fundit për atë sezon, ndihemi të shkatërruar. Nuk duhet të harrojmë që ne fituam Premier Ligën, Kupën e Ligës dhe Botërorin e Klubeve.

Barcelona ishte më mirë se ne atë brëmje, duhet ta pranojmë. Këto gjëra ndodhin dhe gjëja më e mirë për ta harruar një disfatë të tillë është të mos e mendojmë. Nuk ka rrugë më të mirë se për në dy ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës.” Anglia synon të konsolidojë kryesimin në Grupin 6 edhe pas ndeshjes së nesërme. Aktualisht, Anglia kryeson me pesë pikë më shumë se Kroacia e vendit të dytë, pasi i ka fituar të pesta ndeshjet e deritanishme në grup.

Nëse Anglia merr gjashtë pikë në dy ndeshjet e ardhshme (kundër Kazakistanit dhe Andorrës), skuadra e Fabio Kapelos do ta shihte veten të paarritshme në grup. Duke qenë se Anglia ka fituar 5-1 kundër Kazakistanit në tetor në “Wembley”, do të ishte befasi e madhe nëse ata nuk do të arrinin të fitonin nesër. Anglisë i mungon portieri i parë, Devid Xhejms, i cili ka bërë operacion në shpatull, si dhe Rio Ferdinand, që është i dëmtuar në pulpë. Lojtarët e tjerë janë në formë të mirë dhe pa probleme. Robert Grin pritet të zëvendësojë Xhejmsin, ndërsa për vendin e Ferdinandit, trajnerit do t’i duhet të zgjedhë mes Joleon Leskotit të Evertonit dhe Methju Apsonit të Uest Hemit.


Lampard hedh sytë nga Kupa e Botës

Pas fitimit të Kupës së Anglisë me Çelsin javën që shkoi, Lampard është fokusuar te dy ndeshjet e njëpasnjëshme të Anglisë: nesër kundër Kazakistanit në Almati dhe të mërkurën kundër Andorrës në Londër. Në rast se Anglia i fiton të dyja ndeshjet, do ta kishte thuajse të siguruar vendin në finalet e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut vitin që vjen. Lampard, që mbush 31 vjeç pas disa ditësh, ka pohuar se pas ndeshjes kundër Andorrës, do të shkojë në Dubai për të pushuar me familjen. Gazeta “Daily Express” ka shkruar se për Lampardin dy ndeshjet e ardhshme me përfaqësuesen dhe sezoni që vjen janë vendimtare për karrierën e tij.

Sipas kësaj gazete, një njeri i afërt me Lampardin ka thënë: “Frenku beson se personalisht ai ka pasur një sezon të mirë, por sezoni tjetër do të jetë më i rëndësishëm për jetën e tij. Eshtë viti i Kupës së Botës dhe ai është shumë i përgatitur për të qenë në Afrikën e Jugut dhe të ketë ndikim të madh. Ai nuk qe në formë të shkëlqyer në Kupën e Botës 2006 në Gjermani dhe mendon se e kanë fajësuar më shumë se ç’duhet. Për këtë arsye, ai mezi pret ta tregojë veten vitin që vjen. “Frenku e di që Afrika e Jugut mund të jetë mundësia e tij e fundit për të treguar talentin e tij në një arenë botërore. Ai e di që koha nuk punon për të, por ndien se po luan si kurrë më parë dhe dëshiron ta shfrytëzojë në makismum këtë gjë”, - shkruan gazeta angleze për Lampardin.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi