Valencia: Oferta skandaloze, Vila nuk shitet!

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Valencia: Oferta skandaloze, Vila nuk shitet!




Valencia ka vendosur të mbajë sulmuesin David Vila, në vend që ta shesë te ndonjë klub i madh, që ka bërë ofertë “qesharake dhe skandaloze”, njoftoi dje presidenti Manuel Lorente. Lajmin e ka konfirmuar edhe menaxheri i futbollistit, Hoze Luis Tamargo, pas takimeve që ai dhe drejtuesit e Valencias, kanë pasur me tre klube të mëdha, emrat e të cilëve mbeten sekret, por mendohen të kenë qenë Reali, Barcelona dhe Mançester Junajtid. “Ne besojmë se David Vila është sulmuesi më i mirë në botë dhe jemi me fat që e kemi te Valencia. Duke parë ofertat skandaloze dhe qesharake që na kanë ardhur, atëherë preferojmë të luftojmë për ta mbajtur në ekip - tha Lorente gjatë një konferece për shtyp. - Sot, morëm vendimin që Vila nuk është më në shitje dhe arsyen për këtë e kuptoi edhe menaxheri i futbollistit. David vlen disa herë më shumë se paràtë që u ofruan në tavolinë. Do ta shesim Vilën vetëm nëse vjen një tjetër ofertë “skandaloze”, por këtë herë në kuptimin e kundërt”. Shtypi spanjoll ka bërë të ditur se presidenti i Realit Madridit i ka ofruar Valencias, 35 milionë euro plus sulmuesin 23-vjeçar Alvaro Negredo, ndërsa mendohet se Barça dhe Mançesteri kanë ofruar nga 40 milionë euro. Vila aktualisht është i impenjuar me Spanjën në Kupën e Konfederatave dhe pak ditë më parë pohoi se e kishte ndarë mendjen për largimin nga Valencia. Ndërkohë, Tamardo, menaxheri i golashënuesit më të mirë të Euro 2008-s, tha: “Situata është e trishtueshme dhe e mirë për askënd. Valencia është në krizë financiare, ndërsa Vila dëshiron të largohet. Por zgjidhja nuk po vjen dhe kjo mund t’i dëmtojë të dyja palët”. Vila ka shënuar 51 gola në dy kampionatet e fundit me fanellën e Valencias, ndërsa me 30 gola për përfaqësuesen është golashënuesi i dytë më i mirë në histori pas Raul Gonzalesit. Ka të ngjarë që klubi, i cili dëshiron shërbimet e 27-vjeçarit do ta kënaqë Valencian me 50 milionë euro.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi