Lisa Presley: Michael e dinte fatin e tij

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

30062009

Mesazh 

Lisa Presley: Michael e dinte fatin e tij





Vajza e “Mbretit te Rock”, Elvis Presley dhe ish bashkeshortja e Michael Jackson, Lisa Presley ka komentuar vdekjen e Mbretit te Pop-ti ne nje blog te sajin ne internet.

“Dua te them tani ate qe nuk kam guxuar ta them me pare. Martesa ime me Michael nuk ishte nje deshtim sic u komentua nga shtypi i kohes. Une u ndava me te sepse u lodha duke u perpjekur te evitoja ne ate kohe kete qe ndodhi sot”- shkruhet ne profilin e “MySpace” te Lisa Presley.

“Kam patur nje bisede te gjate me Michael 14 vjet me pare per rrethanat e vdekjes se babait tim ( Elvis Presley ). Michael kishte frike se do te kishte te njejtin fat si im ate. Une u perpoqa t’ia largoja nga mendja kete mendim. Ishte nje fund i parashikuar nga te dashurit e Michael dhe nga une, por ajo qe nuk parashikova dot ishte se sa shume do te me lendonte”- shkruan me tej Lisa Presley.

Lisa,vajza e Elvis Presley,i vdekur edhe ky ne rrethana misterioze ne Memphis ne 16 gusht te 1977 ne moshen 42 vjecare, ka qene e martuar me Jackson nga 1994 deri me 1996.
avatar
citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi