Muzika e Cobainit nuk është për reklama

 :: News.... :: Show Biz

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Muzika e Cobainit nuk është për reklama







Muzika e rokerit tragjik Kurt Cobain nuk konsiderohet e leverdishme nga reklamuesit dhe producentët e Hollywoodit, sepse janë të paktë ata që paguajnë për ta shfrytëzuar muzikën e tij nëpër reklama dhe seriale televizive.

Në vitin 2006, kompania “Primary Wave Music Publishing” ka blerë 50% të katalogut të Cobainit, nga e veja e tij Courtney Love, për një vlerë prej 50 milionë dollarësh, mirëpo ata nuk kanë arritur t’i fitojnë paratë e tyre.

Faqja biznesore Portfolio.com njofton se planet për plasimin e këngëve të “Nirvana-s” në reklama televizive, video-lojëra, filma dhe fushata të ndryshme reklamuese kanë dështuar, më shumë për faktin se kompania “Primary Wave” kërkon shumë para për të mbuluar investimin e vet, ndërsa kompanitë tjera nuk mendojnë se ia vlen të paguhet shumë kjo muzikë.
avatar
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 25
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi