Mjeket: Goditjet ne koke nuk duhen neglizhuar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Mjeket: Goditjet ne koke nuk duhen neglizhuar

Mesazh nga mendy prej Fri Mar 20, 2009 2:07 am



Nje goditje e lehte ne koke mund te jete fatale, ndaj mjeket thone se ajo nuk duhet neglizhuar.

Rasti i aktores Natasha Richardson, e cila nga nje rrezim i thjeshte ne ski, kaloi ne koma dhe humbi jeten, eshte shnderruar ne ceshtje te madhe nga televizioni amerikan CNN.

Si fillim, ajo ishte ndjere mire duke bere madje edhe shaka me instruktorin, por me pas me te shkuar ne dhome 1 ore me vone, iu shfaqen edhe problemet e para. Sipas mjekeve, ne raste te tilla nevojitet trajtim i menjehershem, pasi demtimet e trurit shpesh jane te pakthyeshme.

Carmelo Graffagnino, drejtues i nje qendre mjekesore ne Duke University, deklaroi per CNN se eshte e zakonshme qe dikush qe ka rene, ose ka pesuar nje aksident ndihet i kthjellet pas perplasjes, por papritur gjendja perkeqesohet menjehere.

E njejta gje ndodhi me aktoren Richardson, qe fliste dhe qeshte pas aksidentit, por me t’u kthyer ne dhome ajo nisi te ankohej per dhimbje te tmerrshme koke. "Pacienti mund te duket fillimisht normal. Por ne fakt mund te kete ndodhur gjakderdhje ne tru. Demtime te tilla quhen hemorragji epidurale”, shpjegon mjeku. Patientet shpesh nuk arrijne ta kuptojne se kane pesuar fraktura te kafkes, pasi ato shfaqen kryesisht pas veshit.

Raste te tilla njihen ne mjekesi me sindromin “flas dhe vdes”, pasi perkeqesimi eshte shume i shpejte. Simptomat mund te shfaqen 5 minuta deri ne 3 ore pas aksidentit.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi