Tirana ruan "bërthamën", gati përforcimet

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Tirana ruan "bërthamën", gati përforcimet









Klubi bardheblu konfirmon disa nga titullarët e sezonit të kaluar, fillojnë negociatat për blerjet e reja


Pasi ka kaluar një situatë kaotike, pas fitimit të titullit kampion, ekipi i Tiranës, tashmë që Refik Halili ka marrë frenat e skuadrës në dorë, ka filluar menjëherë nga puna. Ajo që është më kryesorja, ka të bëjë me faktin se edhe pse shumë nga lojtarët kanë pasur oferta nga ekipe të ndryshme të Evropës, apo edhe nga superliga jonë, deri më tani asnjë nuk ka lëvizur. Ndërkohë, disa nga lojtarët kryesorë të sezonit të kaluar janë akoma nën kontratë me kryedonatorin Halili. Bëhet fjalë për Muzakën, Osmanin, Sefën, S.Lilaj apo edhe Agollin.

Këtij të fundit kartonin ia ka blerë në fund të prillit të kaluar vetë Halili, nga skuadra finlandeze e Vasës. Mesfushori i majtë ka disa oferta, por nga sa konfirmon vetë, nuk e përjashton mundësinë që të jetë sërish pjesë e bardhebluve edhe vitin që vjen. Madje, shumë shpejt, Agolli, do të ulet e të bisedojë me Halilin në lidhje me të ardhmen e tij. Ajo që mbetet për t'u zgjidhur dhe pritet që të saktësohet shumë shpejt është trajneri që do të ulet në stolin e kampionëve për vitin e ardhshëm. Po punohet për afrimin e një emri të madh, që do të befasojë jo vetëm fansat bardheblu, por mbarë opinionin futbollistik në vendin tonë.

Ndërkohë, nga sa bëhet e ditur nga shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj, skuadra e sezonit që vijon, normalisht që ka për të qenë një ekip profesionist dhe me kualitete brenda. Sipas Dimrajt: "Tirana e sezonit të ardhshëm fillon nga lojtarë cilësorë, si Sefa, Muzaka, Osmani dhe S.Lilaj etj., që janë nën kontratë me Halilin. Por nuk përjashtohet mundësia që shumë nga lojtarët që dhanë kontributin e tyre që Tirana u shpall kampione një vit më parë do të mbeten pjesë jona si për Ligën e Kampioneve, ku ne duam të bëjmë një përfaqësim dinjitoz, ashtu edhe për kampionatin në vijim. E rëndësishme është që ne zgjidhëm çështjen se kush do të jetë financuesi i skuadrës për vitin e ardhshëm.

Tashmë janë qartësuar gjërat, pasi çdo gjë është bërë në bazë të ligjit, e kam fjalën për kontratën që lidhi klubi me Halilin. Pasi të bëhen analizat e të gjithë lojtarëve, mbetet vetëm që të fillojmë stërvitjen, pasi ditët ikin dhe koha nuk na pret, pasi jemi shumë vonë,"- e mbylli prononcimin e tij shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj. Krahas ruajtjes së "bërthamës" me lojtarët e skuadrës se sezonit të kaluar, nga sa ka bërë të ditur vetë kryedonatori Halili, do të ketë edhe blerje shumë cilësorë, madje edhe me lojtarë të kombëtares sonë.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi