Blater: Blerja e Ronaldos, mëse normale

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Blater: Blerja e Ronaldos, mëse normale









Presidenti i FIFA-s: Nuk skandalizohem nga 90 mln eurot, një pikturë e Pikasos është blerë 100 milionë

Blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit, ajo e Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit është marrë në mbrojtje nga presidenti i FIFA-s, Sep Blater. Duke folur dje në Afrikë të Jugut para fillimit të Kupës së Konfederatave, ai ka larguar frikën se blerja prej 80 milionë stërlinash tregon popullaritetin e lojës së futbollit. "Tregu është shumë i ndjeshëm këto kohë, sepse jemi në krizë ekonomike", tha ai. "Por në futboll, nëse jemi në një treg të mirë, do të thotë që futbolli është produkt i mirë, një produkt që u jep njerëzve atë që duan, emocione. Kjo është loja e njerëzve dhe atyre u duhen yje. Okej, është një shumë e madhe parash, por ai luan futboll".

Lojtari i vitit i FIFA-s do t'i bashkohet Realit pasi klubi i Mançester Junajtid pranoi ofertën e bërë nga spanjollët. Oferta u bë pas ardhjes sërish në krye të Realit të presidentit ambicioz Florentino Perez, i cili bleu edhe Kakanë nga Milani për 56 milionë stërlina. Blater ka shtuar se ky trend nuk ishte diçka e re, duke veçuar transferimin e Ronaldos si shembullin më të mirë, po në Spanjë. "Shikoni, para dhjetë vitesh patëm një tjetër blerje të një lojtari, me po të njëjtin mbiemër, Ronaldo. Ai u ble nga një klub spanjoll për 70 milionë euro. Sot kjo shifër është në 80 milionë stërlina. Kjo tregon se njerëzit kërkojnë të kenë yje në skuadër".

Komentet e Blaterit erdhën pas komenteve të Mishel Platinisë, i cili e quajti "të ekzagjeruar" këtë shitje dhe "një sfidë serioze ndaj idesë së lojës së ndershme". Por Blater ka shtuar: "Dhjetë vjet më parë një pikturë e Pikasios u shit për më shumë se 100 milionë stërlina. Çfarë ka ndodhur me këtë pikturë? E kanë fshehur diku që të mos e vjedhë dikush dhe askush nuk mund ta shohë. Por një lojtar futbolli luan një ose dy herë në javë dhe të gjithë mund ta shohin. Paratë nuk i merr lojtari, por klubet. Po, mund të thoni që është shumë, por duhet ta shihni këtë në kontekstin e vlerës së futbollit në shoqërinë tonë", ka përfunduar Blater.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Blater: Blerja e Ronaldos, mëse normale :: Komentet

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 7:23 pm nga amir

Ka te drejt Gjith sendet e mira kushtojn...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh prej Mon Jun 29, 2009 7:30 pm nga floroS

Lire e mire nuk ka... Very Happy

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mesazh Today at 9:57 am nga Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi