Bursaspori interesohet për Ervin Skelën

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Bursaspori interesohet për Ervin Skelën









Emri i mesfushorit të kombëtares kuqezi është në listën e merkatos së skuadrës turke Bursaspor


Ervin Skela mund të luajë sezonin që vjen në kampionatin turk. Bursaspori është interesuar për shërbimet e Skelës, megjithatë pret përgjigjen përfundimtare të
ish-futbollistit të Energji Kotbusit.


Lajmi është publikuar dje në mediat turke, ku thuhet se drejtori teknik, Ertugrul Saglam, është në bisedime me Skelën. Madje, shtohet se parimisht është rënë dakord për kushtet e kontratës dhe pritet vetëm përgjigja përfundimtare e mesfushorit të kombatëres shqiptare.


Ervin Skela, megjithëse ishte nga më të mirët, nuk mundi ta mbajë në Bundesligë Energji Kotbusin, që u mund në të dyja ndeshjet e "play-out" - it nga Nurenbergu (3-0, 2-0). Më rënien e skuadrës së tij një gategori më poshtë, automatikisht shfuqizohet edhe kontrata që e mbante lojtarin e përfaqësueses sonë të lidhur me Energji Kotbusin.


Skela po i shqyrton të gjitha mundësitë për të qëndruar në Bundesligë dhe do të nënshkruajë me atë skuadër, që është e gatshme t'ia plotësojë të gjitha kushtet financiare. Duke qenë se është në fundin e karrierës, Skela mund të ndryshojë kampionat, sigurisht nëse do të nënshkruajë një kontratë shumë të leverdisshme financiare.


Ertugrul Saglam, njeriu që po merret me merkaton e Bursasporit, i njeh mirë shqiptarët. Në sezonin 2002-2003 ai ka luajtur bashkë me Klodian Duron te Samsunspori, lidhjet më të cilin do ta ndihmonin të bindte Ervin Skelën për të luajtur në Turqi.


Bursaspori sezonin që u mbyll është renditur në vendin e 6-të në kampionatin turk, duke lënë pas Gallatasarajn, që ka grumbulluar tri pikë më pak. Drejtusesit e kësaj skuadre kanë ambicie të mëdha për sezonin që vjen, ndaj kanë kërkuar të nënshkruajnë me fantazistin shqiptar Ervin Skela.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi