Vllaznia, trajneri Hasan Lika ka ende dilema

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Vllaznia, trajneri Hasan Lika ka ende dilema








Kuqeblutë nuk e kanë kontigjentin të plotë dhe stoli për pasojë është i varfër për ndeshjet europiane

Përgatitjet e skuadrës shkodrane për ndeshjen e parë ndaj skuadrës irlandeze Sligo Rovers po shkojnë drejt fundit. Ka mbetur për t'u zhvilluar edhe miqësorja e sotme me Dinamon, më pas edhe një apo dy seanca të tjera në Shkodër para nisjes për në shtetin britanik. Pesë ditë përpara kësaj sfide të parë të këtij kompeticioni europian, shkodranët duket se kanë jo pak enigma brenda vetes.

Mbi të gjitha, për kontigjentin e lojtarëve me të cilin do të luajnë ndaj irlandezëve. Skuadra ka pësuar shumë ndryshime në krahasim me një muaj më parë, kur ishte shumë pranë shpalljes kampione e Shqipërisë. Janë larguar disa lojtarë, ndërkohë që kanë ardhur disa të tjerë, që ende nuk është shumë e qartë sesa do të vlejnë. Kjo sepse në dispozicion të stafit drejtues kanë qenë vetëm pak ditë dhe për pasojë ata nuk kanë qenë në gjendje të japin një mendim të plotë për nivelin e këtyre lojtarëve.

Pa lënë mënjanë faktin tjetër, se dy brazilianët që u menduan të vinin si përforcim, ende nuk janë bashkuar me kuqeblutë dhe nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për të qenë pjesë e tyre në ndeshjen ndaj Sligos. Kjo gjë ka prishur jo pak plane për trajnerin Lika, i cili do të duhet të "arnojë" ndoshta për formacionin e së enjtes.

Themi kështu, sepse mbrojtësi malazez Mrvaljeviç, një nga blerjet e merkatos së kësaj vere, në ditët e para të stërvitjes me Vllazninë është paraqitur mirë, ndërsa më pas ka lënë për të dëshiruar. Ndoshta edhe prej kësaj, drejtuesit e klubit ndërhynë sërish në merkato, duke marrë Hallaçin për krahun e majtë të mbrojtjes. Ky i fundit megjithatë është bashkuar vetëm ditën e mërkurë me ekipin në stërvitje dhe mbase nuk e ka përgatitjen e duhur fizike për të përballuar 90 minutat e ndeshjes ndaj Sligos.

Hallaçi apo Mrvaljeviç? Kjo mund të jetë nga dilemat e pakta të trajnerit Lika për formacionin e ndeshjes së parë të Ligës Europiane. Të tjerët në mbrojtje janë të padiskutueshëm, me Smajlin, Beqirin, Bashiçin dhe Grimën në portë. Në mesfushë ndërkohë pritet të luajnë: Osja në të djathtë, Belisha e Nallbani në qendër dhe Shtubina në të majtë. Ndërkohë, në sulm, përveç Sinanit, meqë nuk ka sulmues tjetër të mirëfilltë në dispozicion, pritet të luajë kosovari Kasapi, që është aktivizuar shpeshherë gjatë karrierës së tij si sulmues i dytë.

Nëse nuk do të ketë ndonjë ndryshim në ditët në vazhdim, ky do të jetë formacioni me të cilin Vllaznia do të luajë ndaj Sligo Roversit në të parën ndeshje ndaj kundërshtarëve irlandezë. Gjërat mund të marrin ndonjë rrjedhë tjetër nëse do të kemi ndonjë dëmtim të ndonjërit prej futbollistëve, apo dhe nëse vijnë brazilianët deri nesër. Gjasat janë që të mos ndodhë kështu, por ajo duket qartë është se skuadra shkodrane ka nevojë për përforcime serioze nëse pretendon vërtet të jetë skuadër e elitës për sezonin e ardhshëm. Kjo sepse, me përjashtim të lojtarëve të mësipërm, në stolin e rezervave ka vetëm lojtarë të rinj, më i madhi prej të cilëve është 21 vjeç.

arti
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 159
Age : 25
Location : Prishtine
Registration date : 19/03/2009

http://www.kampionet.forumotion.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi