Kaka lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

29062009

Mesazh 

Kaka lojtari më i mirë i Kupës së Konfederatave






Mesfushori i Brazilit dhe përforcimi i ri i Real Madridit, Kaka, ka marrë shpërblimin Topi i Artë në Kupën e Konfederatave, që ndahet për lojtarin më të mirë të kësaj gare.

Brazili në finalen e mbrëmshme përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arriti të përmbysë rezultatin nga 2-0 në 3-2, për ta fituar për të dytën herë radhazi këtë garë, ndërsa Kaka morri më së shumti vota nga gazetarët në anketën e faqes së FIFA-s.

Bashkë-lojtari i tij te kombëtarja e Brazilit, Luis Fabiano, fitoi Këpucën e Artë, duke qenë golashënuesi më i mirë i Kupës së Konfederatave, me pesë gola të shënuar, përfshirë edhe dy golat e mbrëmshëm, që i sollën e fitoren Brazilit.

Sulmuesi i Sevillas po ashtu e fitoi edhe çmimin e Topin të Argjentë, pasi përfundoi i dytë në votimin e lojtarëve.

Portieri i SHBA-së, Tim Howard, fitoi çmimin Dorëza e Artë, duke qenë portieri më i mirë i turneut.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi