Gresso Lady Diamond, telefon për pasanikë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

20032009

Mesazh 

Gresso Lady Diamond, telefon për pasanikë






Njerëzit nga kompania Gresso me gjasë jetojnë në një botë krejt tjetër, sepse edhe më tutje po vazhdojnë të bazojnë prodhimin e tyre në telefonat e shtrenjtë dhe luksoz, derisa shumica e njerëzve në botë po shtrëngojnë rripat për shkak të krizës ekonomike.

Shtojca e fundit në paletën e kompanisë Gresso është telefoni Lady Diamond i cili qartazi është vetëm për zonja. Dhe atë për ato zonja të cilat janë në gjendje të ndajnë 5.500 dollarë për blerjen e tij, nëse nuk kanë afër vetit ndonjë kavalier i cili do t’ua dhurojë këtë telefon.

Është interesante që në shitje janë lëshuar vetëm tetë telefona të këtillë, që, përveç dizajnit, mund të ndikojë dukshëm në tërheqjen nga ky model.

Kur jemi tek dukja, telefoni Lady Diamond është përpunuar nga qeramika e teknikës së lartë në ngjyrë Magenta Diamond, është mbështjellë me ari prej tetë karatësh dhe i ka katër diamante të tastet për navigim.



Pas gjithë kësaj që u përmend, specifikat e tij disi bien në plan të dytë, por megjithatë do të përmendim se ky celular ka fotoaparat prej dy megapikselash, dy gigabajt të memories së brendshme, lidhjet GSM/GPRS e Bluetooth, derisa punon me sistemin operativ Windows Mobile 6.0 Standard.
avatar
mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi