Arnautoviç: Unë me Ibrën te Interi, një ëndërr!

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Arnautoviç: Unë me Ibrën te Interi, një ëndërr!




Sulmuesi austriak, ëndërron vetëm zikaltrit, do t’i nënshtrohet operacionit për të zgjidhur prolemet fizike

Të hënën që vjen do të jetë dita e Marko Arnautoviç. Do t’i nënshtrohet një operacioni, ky është i vetmi lajm i sigurt që mësohet, në një ditë me takime të shtyra dhe pasiguri të reja. Lojtari do të shkojë në Milano bashkë me menaxherët e tij dhe duket se është parashikuar edhe prezenca e përfaqësuesve të Tventes, klubi që e ka bërë të njohur në arenën ndërkombëtare. Dëshira e sulmuesit austriak është të veshë fanellën ziakltër. Në Holandë tashmë të gjithë janë dorëzuar. Ndërkohë në lidhje me problemin fizik ka bërë të ditur:

“Tani ndihem mirë, por ky dëmtim nuk duhej. Në muajin prill kam ndier pak dhimbje në këmbën e djathtë, por askush nuk ka menduar se ishte një problem kaq serioz, askush s’e kuptoi se diçka qe thyer. Luajta deri në finalen e Kupës së Hollandës, kur mbas 10 minutash lojë jam ndalur”. Ka qenë pikërisht ky momenti kur ka kuptuar problemin serioz. “Ka qenë një moment i vështirë, sidomos kur më kanë njoftuar se diçka ishte thyer”, - ka vijuar ai.

Akoma nuk dihet me saktësi se kur do të jetë gati për t’u rikthyer në fushë, por flitet për fundin e gushtit ose fillimin e shtatorit. “Nuk e di nëse do të kem nevojë për 2, 3 ose 4 muaj, nëse do të kthehem në gusht apo në shtator, por do të jem në 100%. Koha që duhet të pres nuk do të jetë një problem për mua. Unë punoj për të ardhmen time. Fizioterapi dhe palestër, kështu do ta kaloj këtë verë”, - ka thënë lojtari i Tuentes, i cili ka një dëshirë të madhe për të kaluar tek Interi. “Po pres që dy klubet të arrijnë një marrëveshje.

Nuk e di sesi do të përfundojë. Unë dua të luaj tek Interi, Seria A është një kampionat që më tërheq shumë. Zikaltrit janë skuadra më e mirë e Italisë dhe kur mësova se interesoheshin për mua, jam gëzuar shumë. Ofertat e klubeve të tjerë nuk më interesojnë”. Por, tek Interi luan edhe idhulli i tij Ibrahimoviç. “Ibra është një nga më të mirët në botë dhe nuk është vetëm idhulli im, por edhe i shumë lojtarëve të tjerë.

Më pëlqente që tek Ajaksi. Eshtë një lojtar i madh. Mourinjo? Për të flasin vetë faktet; është një trajner i madh, një nga më të mirët. Kemi folur një herë në telefon. Më ka thënë se më donte tek Interi. Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë”.

Verdheblutë

Blerja e radhës, Parma merr Biabianin

Parma është një nga klubet më aktiv në merkaton e këtij viti. Presidenti Girardi ka provuar eksperiencën në Serinë B dhe synon të evitojë surpriza të tjera të këtij lloji në të ardhmen. Kështu i është futur menjëherë punës për të krijuar një skuadër kompetitve për sezonin e ardhshëm. Ka qenë vetë Girardi që ka zyrtarizuar blerjen e rradhës: “Për Biabianin gjithçka ka përfunduar. Pëlqehet shumë nga Guidolin dhe ka pasur një dëshirë të madhe për të ardhur tek Parma , - ka thënë presidenti i verdhebluve. - Unë dua vetëm lojtarë të motivuar, që janë të gatshëm të mbështesin projektin tonë me shumë entuziazëm dhe me dëshirë për t’u sakrifikuar. Ata që nuk e kanë këtë nuk do të vijnë tek Parma”. Ka edhe dy çështje për t’u zgjidhur: Di Natale dhe Panuçi: “Për Panuçin vlen e njëjta gjë: kush nuk është entuziast nuk vjen. Ndërsa për Di Natalen po analizojmë situatën”, - ka thënë Girardi.

Vjollcët

Fiorentina-Drente, vazhdojnë tratativat

“Eshtë një lojtar që i intereson me të vërtetë Fiorentinës. Reali i Madridit është i gatshëm ta kalojë me variantin e borxhit në Firence. E vetmja pengesë është shifra që i duhet dhënë spanjollëve nëse vendoset të blihet përfundimisht lojtari. Gjithsesi, javën e ardhshme gjithçka mund të sqarohet”. Këto kanë qenë fjalët për Roiston Drenten të Ernesto Bronxetit, përgjegjësi italian për klubin madrilen pas mbledhjes me drejtorin sportiv të Fiorentinës Pantaleo Korvino. “Nëse lojtari është dakord me një transferim në Firence, Korvino është ai që ka kontakte me menaxherin e tij”, - ka thënë Bronxeti.

Kuqeblutë

Xhenoa, gjithnjë e më afër Dembeles

Për Musa Dembele egziston vetëm Xhenoa. Këtë e ka konfirmuar menaxheri i sulmuesit belg i skuadrës AZ, Patrik Vervoort: “Jemi në pritje për të zhvilluar një takim tjetër, që varet nga presidentët e dy klubeve, të cilët janë shumë të zënë me punë në këtë periudhë. Me Xhenoan nuk është arritur akoma asnjë marrëveshje, por nuk ka asnjë dyshim se kuqeblutë janë zgjedhja e parë e Dembeles. Për lojtarin do të ishte një mundësi e mirë, edhe pse akoma nuk është vendosur asgjë. Për momentin Xhenoa është i vetmi ekip që ka kontaktuar me AZ-në, klubet e tjera kanë kërkuar thjesht disa informacione”, - ka thënë Vervoort.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi