Zaneti: Ibra dhe Maikon duhet të qëndrojnë

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Zaneti: Ibra dhe Maikon duhet të qëndrojnë




Kapiteni i Interit i ka lëshuar një mesazh suedezit dhe brazilianit që mendojnë të largohen nga zikaltërit

Një ndeshje futbolli që nuk e pret, një takim që duket i përshtatshëm për një reklamë të firmave me të rëndësishme sportive ka si protagonist kapitenin e Interit, Havier Zaneti. Midis grataçelave të Nju Jorkut, në një fushë anonime të “Chinatoën” (lagjia e kinezëve në Nju Jork), yje të futbollit ndërkombëtar dhe fenomenë të NBA-së godasin me shqelma një top, duke u argëtuar dhe duke argëtuar publikun e pranishëm, që nuk i besonte syve se po ndiqte nga afër një spektakël, që dhurohej nga kampionë të vërtetë.

Ka qenë i pranishëm i zoti i shtëpisë, Stiv Nesh, që me ish-lojtarin e madh të futbollit amerikan, Kluadio Reina, ka organizuar për vitin e dytë rradhazi “Spektakël në Chinatoën”, ku marrin pjesë yje të NBA-së si Toni Parker, Grant Hill dhe Kris Bosh. Janë edhe Tierri Henri, Rajan Babel, Salomon Kalu, Matjë Flamini, Ivan Kordoba dhe Adrian Mutu. Më pas është argjentinasi që firmos një numër të madh autografesh, dhuron buzëqeshje dhe batuta për të gjithë dhe i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që ishin të pranishëm në këtë eveniment.

DIPLOMATIK - “Kam ardhur të jap kontributin tim në këtë manifestim bamirësie,- ka thënë kapiteni i Interit. - Më pëlqen basketbolli dhe jam shok i Kluadio Reinas, kështu që kur më kanë ftuar kam pranuar menjëherë. Të luash futboll me lojtarë të NBA-së është me të vërtet argëtuese. Basketbolli në Argjentinë, mbi të gjitha falë medaljes së artë të fituar nga Manu Xhinobili me shokë në 2004-ën në Athinë, është bërë një sport shumë popullor”. Por, edhe përtej oqeanit kanë mbërritur lajmet për pakënaqësitë e Maikonit dhe Ibrahimoviçit.

“Flitet gjithmonë për situatën e Ibrës, por unë jam i bindur se në fund do të qëndrojë”. Sigurisht duhet të bëjë atë që ndjen, pasi të qëndrosh në një ekip kur të mungon dëshira, kjo nuk i bën mirë askujt. Maikon? Një tjetër lojtar i madh si Ibra, shpresoj të qëndrojnë të dy, por të them të vërtetën nuk jam shumë i informuar për këto çështje”. Diplomatik, por i qartë kapiteni, siç janë të qartë edhe objektivat për sezonin e ardhshëm. “Ato janë të njëjtë gjithmonë, do të përpiqemi të fitojmë në të gjitha kompeticionet ku do të marrim pjesë”.

AMBICIOZ - Por nga Nju Jorku, Zaneti i ka çuar komplimentat e tij shokut të ekipit, që është përmirësuar më shumë në kampionatin e kaluar. “Jam shumë i kënaqur me atë që po bën Santon,- ka vazhduar argjentinasi. - Në vetëm gjashtë muaj ka kaluar nga ekipi i moshave të Interit tek kombëtarja italiane, por unë nuk mund të them se jam i befasuar me këtë. Mbi të gjitha është një djalë i mirë dhe më pas ka një talent të madh, unë e kisha kuptuar prej kohësh këtë në seancat stërvitore. Baloteli? Ai duhet të mendojë vetëm për të luajtur futboll dhe nuk duhet t’i japë rëndësi gjërave të tjera. Nëse në sezonin e ardhshëm do të luajë siç ka bërë në sezonin e kaluar atëherë do të arrijë shumë shpejt në kombëtaren e Italisë”. Një temë delikate, jo vetëm për italianët. Figura e shëmtuar e bërë në Afrikën e Jugut nga kampionët e botës në fuqi i ngjason momentit negativ që po kalon “Selesion” -përfaqësuesja argjentinase- që u mposht në fillimin e muajit qershor nga Ekuadori. Vendi i katërt, që mbahet aktualisht nga skuadra e Diego Maradonës, mjafton për të siguruar një kualifikim në Botërorin e ardhshëm, por Ekuadori është vetëm dy pikë mbrapa Zanetit me shokë. “Duhet të qëndrojmë të qetë, na mjafton të fitojmë dy nga katër takimet e fundit dhe e kemi të sigurt biletën për Afrikën e Jugut. Italia? Eshtë një moment pak i veçantë, por nuk shikoj probleme të mëdha në horizont. Botërori është akoma larg, ajo që ka rëndësi është të paraqitesh në maksimumin e formës pas 12 muajsh”. Dhe pas eksperiencës njujorkeze kapiteni zikaltër ka ndërmend t’i dedikohet pushimeve për dy javë për t’u rikthyer më pas për të menduar për sezonin e ardhshëm. Objektiva tërheqës ka shumë, natyrisht i pari mban emrin e Champions Ligës.

bujo
Anetare 10 %
Anetare 10 %

Numri i postimeve : 63
Registration date : 20/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi