Shqiperia, starton aventura ne “Peskara 2009”

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Shqiperia, starton aventura ne “Peskara 2009”






Me “Udhetimin e Ujit” jane inauguruar dje ne Peskara Lojerat XVI Mesdhetare (25 qershor deri me 5 korrik). Ceremonia, nje risi e edicionit 2009, ka filluar ne oren 16.00 nga “Shatervani i 99 i Burimeve” dhe brokja e pare me uje, e cila ka zevendesuar pishtarin tradicional, u mbajt nga presidenti i Komitetit Nderkombetar te Lojerave, Amar Adadi.

Ky udhetim eshte simboli i rilindjes se zones se Abrucos dhe ka kaluar neper te gjitha zonat e prekura nga termeti i tre muajve me pare.

Ai perfundon ne Peskara, aty ku sot ne oren 21.00 do te zhvillohet edhe ceremonia e hapjes ne stadiumin “Adriatik”. Gjithsesi, gjate dites se djeshme kane filluar konkurrimet e para, me ndeshjet ne kater grupet e futbollit.

Shqiperia, e cila ne keto lojera regjistron pjesemarrjen me te madhe ne histori, perfaqesohet me nje delegacion prej 170 personash, mes atleteve dhe trajnereve. Ne total kuqezinjte garojne ne 17 disiplina sportive (peshengritje, futboll, basketboll, atletike, volejboll, mundje, gjimnastike, çiklizem, qitje, boks, not, xhudo, hendboll, pingpong, hipizem, tenis dhe karate), duke barazuar rekordin e Bari 1997.

Sot do te zhvillohen garat e kanotazhit, gjimnastikes, mundjes, peshengritjes e qitjes. Nderkohe, konkurrimi ka filluar me “probleme” per Kombetaren e basketbollit per meshkuj, e cila pritej te zbriste sot ne parket. Perfaqesuesja e Libise eshte terhequr nga Lojerat Mesdhetare, nje lajm i cili eshte konfirmuar vetem ne sekondat e fundit.

Skuadra afrikane ndodhej ne grupin B, se bashku me Shqiperine, Italine, Malin e Zi dhe Turqine. Kjo ka detyruar organizatoret te ndryshojne ne menyre urgjente kalendarin, duke shtyre me 24 ore ndeshjet. Skuadra e drejtuar nga Roland Avrami luan me date 28 kunder italianeve. Ne dy ditet ne vazhdim ata do te luajne me Turqine dhe Malin e Zi.

Shifra rekord

Delegacioni kuqezi, i cili regjistron pjesemarrjen e shtate ne Lojerat Mesdhetare (deri me tani jane fituar 27 medalje), nuk eshte i vetmi qe ka vendosur nje rekord ne “Peskara 2009”.

Ne fakt, aktiviteti ne teresi ka regjistruar disa rekorde: 23 vende pjesemarrese, mbi 4100 atlete qe garojne, 1276 medalje qe do te fitohen, 800 mije spektatore qe parashikohen te paraqiten ne impiantet e 30 sporteve te ndryshme.

Keto nuk jane shifrat e vetme mbreselenese, sepse perveç sportisteve te pranishem ne aktivitet jane edhe 2000 shoqerues skuadrash (trajnere dhe drejtues federatash), 900 zyrtaret qe do te ndjekin nga afer garat, 400 kronometriste, 200 mjeke dhe infermiere, 459 media te akredituara, te cilat do te ndjekin nga afer garat, 5000 vullnetare.

Perveç medaljeve per sportistet, do te shperndahen edhe 813 medalje per shtetet pjesemarrese. Per kete eveniment jane angazhuar 600 autovetura, 250 autobuse per transportin e skuadrave, 70 autoambulanca dhe 5 helikoptere.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi