Xhani: Jemi ne merkato

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Xhani: Jemi ne merkato






Largimi i trajnerit Shpetim Duro, qe u zyrtarizua sot ne krye te stolit te Beses dhe i kapitenit Orges Shehi nuk e kane shqetesuar presidentin e Partizanit, Albert Xhani. Kjo pavaresisht faktit se zgjedhja e dy figurave kryesore ne skuader mund te jene katalizatori i “eksodit” edhe per pjesen tjeter te futbollisteve.

Drejtuesi i klubit te kuq pohon se ne merkato mund te ndodhe gjithçka dhe largimet shoqerohen me afrime.

“Dua te theksoj se e respektoj zgjedhjen e trajnerit Duro dhe te portierit Shehi dhe i falenderoj per ate qe kane dhene per Partizanin. Ne fakt, falenderime meritojne te gjithe lojtaret e tjere qe luajten me ngjyrat e skuadres tone”, deklaroi Xhani. “Na larguan padrejtesisht nga Kategoria Superiore dhe per kete jemi te bindur. Te gjithe ata qe ishin pjese e skuadres gjate sezonit te kaluar do te paguhen. Ketu perfshij edhe Duron, Shehin apo edhe te tjeret qe mund te largohen. Jemi ne merkaton e veres, mund te kete shume largime futbollistesh, te cilet do te zevendesohen nga lojtare qe do te blihen. E njejta gje vlen edhe per çeshtjen e trajnerit”.

Nga Kavaja vijne sinjale se pas trajnerit Duro dhe “gardianit” Shehi do te synohet edhe afrimi i disa lojtareve te tjere te “demave”.

Kjo ne nje kohe kur elemente si Karabeci, Maho, Karapici, Bakalli e Pinari kane vendosur te presin, per te pare se çfare do te ndodhe ne ditet ne vazhdim. Serish i pashqetesuar edhe nga keta zera, kreu i skuadres qe ka me shume tifoze ne Shqiperi vazhdon: “Levizjet e lojtareve gjate merkatos jane te natyrshme. Gjithsesi, une po punoj per te ndertuar nje ekip te denje per Superioren. Te gjithe do ta shohin Partizanin ne diten e pare te kampionatit, ne ate periudhe do te jemi gati per konkurrim”.

Nderkohe, drejtori teknik, Bejkush Birçe, vazhdon ta akuzoje Xhanin si pergjegjesin kryesor per renien e skuadres nga kategoria dhe situaten kaotike te krijuar ne klub. “E gjithe kjo qe po ndodh me Partizanin eshte pergjegjesia e Xhanit.

Pavaresisht investimeve, keto deshtime i faturohen pikerisht atij. Kjo skuader me histori nuk mund te mbahet peng nga nje person. Ai e ka shkaterruar dhe perbaltur kete emer te madh dhe ka ardhur koha qe ai te largohet”, pohoi Birçe. “Nuk do ta leme me skuadren ne doren e Xhanit. U kam bere thirrje tifozeve t’i qendrojne prane skuadres dhe kerkova hapjen e nje llogarie bankare, qe dashamiresit te kontribuojne financiarisht. Shpresojme qe me 1 korrik te filloje grumbullimi”.

amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 24
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi