Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Zarate: Dua të qëndroj te Lacio deri në fund të karrierës





Futbollisti 22-vjeçar argjentinas në radhët e Lacios, Mauro Zarate, ka bërë të ditur se dëshiron t’i qëndrojë besnik skuadrës së tij deri në mbyllje të karrierës. Zarate kohë më parë ka blerë nga klubi i Katarit, Al Sada, kontratën e tij dhe i është bashkuar Lacios, në të cilën skuadër në edicionin e kaluar ishte njëri nga futbollistët më të mirë.
Ai realizoi 13 gola në Serie A, kurse pati rol të rëndësishëm në fitimin e Kupës së Italisë. “Dua të qëndroj te Lacio deri në përfundim të karrierës. Dëshiroj të përmirësohem edhe më tej së bashku me pjesën tjetër të skuadrës dhe të luftojë për trofetë siç janë titulli i kampionit në Serie A dhe Liga e Kampionëve”, ka pohuar Zarate, duke shtuar: “Kur kam ardhur në Romë në vitin 2008, menjëherë jam ndjerë si në shtëpinë time. Shumë lehtë jam ambientuar në këtë qytet, ngase njerëzit janë të njëjtë si në Argjentinë. Janë shumë të sjellshëm dhe të shoqërueshëm”, ka sqaruar sulmuesi i ri argjentinas.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi