Maradona nënshkroi kontratë njëvjeçare me Argjentinën

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

28062009

Mesazh 

Maradona nënshkroi kontratë njëvjeçare me Argjentinën





Përzgjedhësi i Argjentinës, Diego Armando Maradona, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Federatën argjentinase të futbollit. Mediat argjentinase theksojnë se kontrata e Maradonës është e vlefshme 1.200.000 dollarë, kurse është e vlefshme për periudhën nëntor 2008 deri në tetor 2009, përkatësisht deri në përfundim të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2010.
Në rast se Argjentina kualifikohet në Botërorin e Afrikës së Jugut, atëherë pritet që Maradona të mbetet në këtë post, të cilin e ka marrë që nga nëntori i viti të kaluar, por pa nënshkrimin e kontratës. Pra, paga mujore e Maradonës kap shifrën 100.000 dollarë, gjë në të cilën sigurisht nuk do të reagojnë mirë ish-përzgjedhësit, Daniel Pasarella, Marselo Bielsa, Hose Pekerman dhe Alfio Bazile, të cilët gjatë kryerjes së këtij funksioni kanë fituar ndërmjet 40.000 deri 50.000 dollarë në muaj.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi