Ende nuk dihet mënyra e bartjes së H1N1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Ende nuk dihet mënyra e bartjes së H1N1

Mesazh nga mendy prej Sun Jun 28, 2009 12:09 am



Gripi A (H1N1) është formë e re e gripit human që për herë të parë është zbuluar në prillin e këtij viti në Amerikën Veriore.

Virusi i gripit A (H1N1) më herët është emërtuar si “gripi i derrave”, mirëpo ky virus ka veprim serioz te njerëzit dhe jo te derrat.

Përkundër orvatjeve të vazhdueshme të Qeverisë amerikane dhe shkencës, ende nuk është zbuluar mënyra e bartjes dhe përhapjes së këtij virusi.

Është e njohur se ky virus nuk mund të bartet me anë të ushqimit ose konsumimit të mishit të derrave.

Dhe po ashtu dihet se virusi bartet ndërmjet njerëzve (nga një njeri te tjetri), megjithatë ende nuk dihet mekanizmi i saktë i bartjes së tij.

Ndërkohë, kompania zvicerane “Novartis” ka njoftuar se e ka gati për testim vaksinën kundër këtij virusi, i cili ka infektuar afër 30.000 njerëz në mbarë botën.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi