Salmonela rrezikon gjatë verës

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Salmonela rrezikon gjatë verës

Mesazh nga mendy prej Sun Jun 28, 2009 12:05 am



Gjatë verës, përveçse duhet të ruhemi nga rrezet ultravjollce dhe nga dehidrimi, nuk duhet të harrojmë se gjatë kësaj stine shtohet edhe numri i të infektuarve me salmonela.

Produktet ushqyese në temperaturë të lartë prishen më shpejtë dhe më lehtë, kështu që gjatë verës duhet t’i kushtohet kujdes helmimit. Rreziku më i madh vjen nga mundësia e helmimit me salmonela.

Infektologët pohojnë se është shumë me rëndësi që infeksioni nga ky bakter të zbulohet me kohë.

Simptomat paraqiten ndërmjet 24 dhe 48 orësh pas konsumimit të ushqimit të kontaminuar, ndërsa shfaqen me vjellje, barkqitje, temperaturë të lartë trupore (deri në 39 °C ), kokëdhimbje, dhimbje në bark, dobësim të përgjithshëm dhe gulçe muskulore.

Përveç se me anë të ushqimit, me salmonela mund të infektoheni edhe nga kafshët e përkëdhelura (qentë dhe macet), të cilat shpesh janë bartës të këtij infeksioni. Për këtë arsye është shumë me rëndësi që t’i lani duart para çdo ushqimi.

Njerëzit e shëndoshë në rast të infeksionit jo të rëndë mund të mjekohen dhe vetë në shtëpi, duke konsumuar shumë lëngje dhe duke marrë ushqim dietetik. Ndërsa nëse bëhet fjalë për të moshuar dhe fëmijë, atëherë duhet të kërkohet ndihma e mjekut.

Ushqimin e infektuar me salmonela nuk mund ta dalloni, mirëpo mund ta shmangni përdorimin e tij. Bartës kryesorë të salmonelës janë vezët e paziera mirë. Kujdes duhet t’i kushtohet edhe tortave me krem dhe akulloreve, ndërsa salmonela e rrezikshme mund ‘të sulmojë’ nga mishi i pa zier mirë.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi