Rossi: Është kënaqësi të arrish fitoren e 100-të

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27062009

Mesazh 

Rossi: Është kënaqësi të arrish fitoren e 100-të





Valentino Rossi ka shënuar edhe fitoren e 100-të në karrierën e tij në Moto GP, pasi arriti në cak i pari edhe në garën e të shtunës në Assen, Holandë.

Rossi fitoi me një përfundim të lehtë. Ai humbi kryesimin në fillim të garës, por shpejt u rikthye për të shënuar fitoren historike.

“Është një fitore fantastike, pasi kjo rrugë është e veçantë dhe ka shumë histori në të. Babai im fitoi këtë garë në kategorinë 250cc. Është kënaqësi kur arrin fitoren e 100-të”, ka thënë 30-vjeçari Rossi.

Pas shtatë garash nga 17 sa ka sezoni, Rossi kryeson tabelën me 131 pikë, i ndjekur nga Jorge Lorenzo me 126 dhe Casey Stoner me 122, të cilët përfunduan në pozitat dy dhe tre edhe në garën e fundit.

mendy
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 1062
Registration date : 19/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi