Wimbledon: Roddick me vështirësi në rundin e katër

 :: News.... :: Sport

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27062009

Mesazh 

Wimbledon: Roddick me vështirësi në rundin e katër




Andy Roddick ka përdorur servimet e tij të pandalshme për të mposhtur austriakun Jurgen Melzer në katër sete (7-6, 7-6, 4-6, 6-3), për të siguruar vend në rundin e katërt të Wimbledonit.
Amerikani i gjashtë në botë, finalist në vitet 2004 dhe 2005, do të përballet me çekun Tomas Berdych (i 20-ti) për një vend në çerekfinale. Berdych, çerekfinalist i vitit 2007, mposhti me lehtësi rusin e 12-të në botë, Nikolay Davydenko (6-2, 6-3, 6-2).

Australiani Lleyton Hewitt ka vazhduar shkëlqimin në Wimbledon, duke mposhtur kësaj here gjermanin Philipp Petzschner në tre sete (7-5, 7-6, 6-3). Hewitt do të përballet me Radek Stepanek, pasi çeku eliminoi spanjollin David Ferrer (7-5, 7-5, 3-6, 4-6, 6-4).

Në 1/8 e finales është kualifikuar edhe numri re i botës, britaniku Andy Murray, i cili tregoi edhe një paraqitje mbresëlënëse duke shkatërruar serbin Viktor Troicki në tre sete (6-2, 6-3, 6-4). Skocezi në ndeshjen e radhës do të takohet me zviceranin Stanislas Wawrinka, i cili mposhti amerikanin Jesse Levine (5-7, 7-5, 6-3, 6-3).

citti_barca
V.I.P
V.I.P

Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

- Similar topics
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 :: News.... :: Sport

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi