Kaka: Anglia kërcënim kryesor për Botërorin 2010
27062009

Kaka: Anglia kërcënim kryesor për Botërorin 2010

“Anglia luan vërtet shumë mirë nën drejtimin e Fabio Capello. Ata janë një grup shumë, shumë i mirë i lojtarëve”, ka thënë Kaka.
“Sigurisht, e dimë se në futboll vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm. Por mendoj se Anglia mund të ketë një sukses të mirë në Kupën Botërore”, ka shtuar braziliani.
Kaka, i cili këtë verë u transferua në Real Madrid nga Milani për një shumë prej 65 milionë eurosh, aktualisht është në detyrë me kombëtaren e Brazilit, me të cilën të dielën do të jetë pjesë e finales së Kupës së Konfederatave, ku do të përballet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
citti_barca- V.I.P
- Numri i postimeve : 427
Registration date : 08/05/2009
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi