SanDisk Extreme SDHC me 32 GB

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

27062009

Mesazh 

SanDisk Extreme SDHC me 32 GB





Përveç kapacitet të madh, kartelën e re SanDisk e bën më tërheqëse edhe shpejtësia e madhe e punës, e përshtatshme për profesionistë dhe për video materiale me definicion të lartë (HD).

Prodhuesi i memorieve flash SanDisk ka paraqitur kartelën e re nga linja SanDisk Extreme SDHC, për të cilën pohon se është më e shpejta në botë. Kjo kartelë SDHC ka kapacitet prej 32 GB dhe shpejtësi të bartjes së dhënave prej 30 MB/s.

Kapaciteti dhe shpejtësia e këtij modeli janë të mirëseardhura për përdoruesit e fotoaparateve DSLR me rezolucion të madh, por edhe për pronarët e video kamerave të cilat të dhënat i ruajnë kartela SD.

Shpejtësia është mjaft e madhe sa për të ruajtur shpejt fotografitë e mëdha dhe video materialet me definicion të lartë, derisa kapaciteti mundëson regjistrimin deri në 2.500 fotografi në formatin RAW apo deri në 160 minuta video HD në rezolucion 1920 x 1080 piksela.

SanDisk Extreme SDHC 32 GB në shitje del në muajin gusht me çmim tani për tani të panjohur.
avatar
amir
Super Moderator
Super Moderator

Numri i postimeve : 1013
Age : 25
Location : DBD
Registration date : 14/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi